Fabregas i thotë ‘JO’ Milanit, do të befasoheni ku po transferohet

17:07 | 02 January 2019

U tha se po i bashkohet Milanit në janar, por tani duket se po transferohet në Monaco.

Mesfushori spanjoll Francesk Fabregas ishte kthyer në objektivin numër 1 të Milan në merkaton e këtij dimri, por tratativat e tejzgjatura mes palëve sollën dhe një transferim surprizë të futbollisti iberik në një tjetër kampionat.

Ndërhyrja e Monako dhe trajnerit Thierry Henry joshën Fabregas, që vendosi të pranojë akordin me klubin e principatës, dhe do të luajë në Ligën franceze që këtë muaj.

Edhe pse Chelsea e Monako nuk kanë bërë asgjë zyrtare, burime pranë futbollisti spanjoll thanë për gazetën L’Equip se firma në akordin e ri do të jetë deri në verën e vitit 2022.

Fabregas që kërkohej nga Milan dhe Fenerbahce, në principatë do të bashkohet me Thierry Henry, lojtar me të cilin ka patur një partneritet emocionues në fushën e lojës, nga viti 2003 deri në 2007 te Arsenal.

Fabregas kishte kërkuar prej kohësh të largohej nga Chelsea për shkak të hapësirave të pakta nga trajneri Sarri, dhe tani blutë e Londrës do të marrin dhe një dëmshpërblim për prishjen e kontratës.

Por nëse te Chelsea luftohet për titullin, Fabregas te Monako do të gjejë një situatë të vështirë, pasi skuadra gjendet në vendin e parafundit në renditje.

Komento: