Stërgjyshja eCecs Fabregasit e ka mposhtur koronavirusin.
Stërgjyshja e mesfushorit të Monacos, Cesc Fabregas, është riaftësuar plotësisht nga koronavirusi.
Ish-ylli i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat e konfirmoi lajmin përmes rrjetit social Twitter të mërkurën.
“Ajo e ka mposhtur virusin në moshën 95-vjeçare. Ajo doli negative në testin për Covid-19 dje”, shkroi Fabregas.
“Stërgjyshja ime është super heroinë, por asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e të gjitha infermiereve dhe doktorëve, të cilët po e japin jetën në çdo moment në mënyrë që të gjithë ne të bëjmë më mirë dhe të jetojmë më mirë në këto kohëra të vështira”, theksoi spanjolli.
Fabregas e nderoi stafin në shtëpinë e kujdesit të stërgjyshes së vet në Barcelonë, duke shtuar: “Respekt. Asgjë nuk është e pamundur”.
32-vjeçari ka ofruar vetë të mos marrë pagë në Monaco deri në korrik për t’i ndihmuar klubit të përballet me ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia koronavirus.