Cesc Fabregas është shumë afër përfundimit të kontratës me Chelsea.
Siç raportohet nga e përditshmja spanjolle Marca, spanjolli po punon për këtë zgjidhje me Chelsea dhe çdo gjë mund të bëhet zyrtare në orët e ardhshme, përcjell ORAinfo.
Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Fabregas do të jetë në gjendje të bashkohet me ndonjë ekip tjetër pa probleme, pa pasur nevojë të presë deri në qershorin e ardhshëm, kur marrëveshja e tij me klubin anglez do të skadojë.
Me këtë, ish lojtari i Arsenalit dhe Barcelona mund të ndjek një projekt të ri evropian pasi u anashkaluan nga trajneri Maurizio Sarri në Stamford Bridge.
Milan ka qenë i interesuar për lojtarin për disa kohë, por Monaco po përpiqet të kapërcejë konkurrencën e Rossonerëve dhe po kërkon të përfitojë nga marrëdhënia e fortë midis lojtarit dhe trajnerit të tyre, Thierry Henry.
Megjithatë, duket se është një marrëveshje e vështirë për klubin e Ligue 1, duke parë pozicionin në tabelë dhe betejat që kanë kaluar gjatë këtij sezoni. /ORAinfo/