Fabregas me lot në sy përshëndetet nga Chelsea, Morata ia bën një dedikim emocionues

08:57 | 06 January 2019

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas mbrëmë është përshëndetur me tifozët e Chelseas.

Fabregas mbrëmë e ka luajtur ndeshjen e fundit me Chelseas dhe kjo ka ndikuar që lojtari të emocionohet shumë.
Cesc Fabregas mbrëmë ka luajtur ndeshjen e fundit në futbollin anglez, në ndeshjen që Chelsea e zhvilloi kundër skuadrës së Nottingham Forest.

Në momentin kur u zëvendësua me N’Golo Kante, spanjolli shpërtheu në lot duke u përshëndetur me publikun, gjë që bëri të kuptohet se ai po largohet nga Chelsea.

Për këtë gjë duket se është mërzitur mjaft edhe sulmuesi i “bluve”, Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll përmes një postimi në rrjetit social është përshëndetur me Fabregas, duke thënë se do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë.

“Ti nuk e di se sa shumë do më mungosh. Për ty dhe familjen tënde të mrekullueshme, faleminderit që na ndihmuat në çdo mënyrë” ka shkruar Morata, transmeton lajmi net.

Fabregas pritet të kaloj tek skuadra franceze që udhëhiqet nga Thierry Henry, AS Monaco.

Spanjolli është folur se mund të kaloj edhe tek Milan, por Monaco duket më i mundshëm në këto momente.

Komento: