Fabregas – Milan, ky është lajmi më i fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fabregas – Milan, ky është lajmi më i fundit

09:36 | 25 Dhjetor 2018

Milan po këmbëngul në transferimin e mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Mesfushori spanjoll ka hyr në muajt e fundit të kontratës së tij me skuadrën londineze, pasi ajo skadon në qershor të vitit 2019.

Milan dëshiron ta transferoj Fabregasin në janar, ndërsa Chelsea kërkon 10 milionë euro.

Rosonerët janë të gatshëm që të paguajnë vetëm pesë milionë, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet me tu hapur afati kalimtar më 1 janar.

Në garë për transferimin e Fabregasit është edhe Monaco, andaj Milani dëshiron ta mbyll transferimin sa më shpejtë që është e mundur.

Komento: