Fabregas po largohet, trajneri i Chelsea ka një kërkesë për të

09:06 | 29 December 2018

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri nuk e do largimin e Fabregasit nga skuadra e tij.

Sarri ka kërkuar nga ai që të vazhdojë të qëndrojë.
31 vjeçari ka humbur shumë minuta në formacion këtë sezon, me transferimin e Jorginho dhe Mateo Kovacic në ‘Stamford Bridge’.

Fabregas ka regjistruar vetëm pesë paraqitje këtë sezon në Premierligë dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë me skuadër të re që nga janari, pasi kontrata e tij me Chelsean skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Ish- mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit, ka qenë i lidhur me një largimqë në janar, gjë e cila do t’i sillte disa të ardhura Chelsea.

Sidoqoftë, Sarri ende shpreson që Fabregas të qëndrojë me klubin.

Komento: