Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të na sjellin ndeshje interesante.
Cesk Fabregas, mesfushori i Monakos, ka bërë parashikimin e tij në twiter në lidhje me fituesin e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Spanjolli nuk ka asnjë dyshim: “Do ta fitojë Barcelona”.
Për sa i takon Ligës Europa, Cesk ka zgjedhur dy ish-ekipet e tij si favorite për të fituar trofeun, Chesea ose Arsenali.
Një tifoz e ka thumbuar: “Gjithmonë diplomatik”.
Përgjigja e futbollistit ka qenë e menjëhershme: “Kush tjetër? Janë dy skuadrat më të mira të kompeticionit, them atë që mendoj”.