Fabregas ‘zbulon’ klubin e ri të Eden Hazard – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fabregas ‘zbulon’ klubin e ri të Eden Hazard

10:27 | 08 Shkurt 2019

Eden Hazard në afatin e verës pritet të largohet nga Chelsea për tu transferuar në Real Madri.

Ish-bashkëlojtari i Eden Hazardit në Chelsea, Cesc Fabregas, ka bërë të ditur se belgut i ka pëlqyer gjithmonë Real Madridi, mirëpo ka shtuar se shpreson që Hazardi do ta vazhdojë karrierën e tij në Stamford Bridge.

Hazardi është duke hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge. Chelsea kishte shpresuar se do ta bindte belgun ta rinovonte kontratën e tij deri më tani, transmeton Gazeta Express.

Por këto tentime Hazardit kanë rezultuar të pasuksesshme deri më tani pasi që Hazardi është ende në qendër të vëmendjes mediatike sa i përket mundësisë së një transferimi në Real Madrid.

“Le ta shohim se çfarë ka vendosur ai të bëjë. Ai e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij dhe është i lumtur në Chelsea, edhe familja e tij është e lumtur në Londër”, ka thënë Fabregas, i cili gjatë janarit u transferua në Monaco.

“Por, në fund të fundit, këto janë vendime personale. Atij i pëlqen Madridi dhe këtë e ka thënë gjithmonë. Shpresoj se ai do ta rinovojë kontratën me Chelseat, por nëse nuk e bën këtë gjë, do të transferohet në Madrid”.

Pas shumë muajve paqartësi, kur belgu vazhdimisht kishte thënë se do ta merrte vendimin e tij në të ardhmen, tani ai ka bërë të ditur se tashmë e ka marrë këtë vendim, por nuk ka pranuar ta zbulojë atë

“Unë e di se çfarë do të bëj. E kam marrë një vendim”, ka thënë Hazard për RMC.

Edhe gjatë kohës kur nuk është i hapur asnjë afat kalimtar për lojtarët, spekulimet për transferimin e 28-vjeçarit në Real Madrid nuk janë ndalur asnjëherë, pasi që edhe vet ai i ka ngjallur shpeshherë këto lajme.

Në një deklaratë të mëhershme, ai kishte treguar se kishte ëndërruar gjithmonë që të bëhet lojtar i Real Madridit, por kishte shtuar se do të jetë i lumtur edhe nëse qëndron në Chelsea deri në fund të karrierës.

Komento: