Fabregas zbulon pse e refuzoi Milanin

13:58 | 12 January 2019

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas la Chelsea për t’u bashkuar me Monacon.

Ish-Blues ka marrë numrin 44 dhe ka folur me faqen zyrtare të klubit pas lëvizjes së tij në Francën e Jugut.

“Për mua është një kënaqësi. Një projekt i ri me lojtarë shumë të rinj dhe trajnerë. Unë do të jem pjesë e ekipit, njëri prej tyre dhe unë pres që të filloj”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.

Ish-Arsenali dhe Barcelona u lidhë gjithashtu me Milanin, por në fund, ai vendosi të bashkohej me ish-shokun e tij të ekipit Thierry Henry.

“Ai më donte shumë dhe mendova shumë për këtë dhe tani do të shkojmë të marrim këtë sfidë së bashku “, tha ai. /ORAinfo/

Komento: