Fabrizio Romano konfirmon transferimin e parë të Liverpoolit për vitin 2026

12:54 | 03 Janar 2026

Liverpool thuhet se ka arritur një marrëveshje për nënshkrimin e parë të janarit, ndërsa Arne Slot kërkon të forcojë skuadrën pas një fillimi të zhgënjyeshëm të sezonit 2025/26.

Pavarësisht se gjatë afatit kalimtar të verës kanë transferuar lojtarë të klasit të lartë si Alexander Isak dhe Florian Wirtz, asnjëri nuk ka pasur ndikimin që shumë prisnin, ndërsa të tjerët që erdhën në verë, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong, ende nuk kanë performuar në nivelin e tyre më të mirë që nga mbërritja në ‘Anfield’.

Hugo Ekitike, i cili erdhi nga Eintracht Frankfurt, është ndoshta nënshkrimi më i suksesshëm i verës, me 11 gola në 24 paraqitje.

Por pavarësisht se ‘Të Kuqtë’ shpenzuan një shumë të raportuar prej 446 milionë euro gjatë verës, ata janë tashmë aktivë në afatin kalimtar të janarit, që u hap më 1 janar.

Të premten, më 2 janar, një raport nga The Athletic pretendoi se Liverpool ishte “në bisedime” me mbrojtësin austriak 17-vjeçar Ifeanyi Ndukwe, i cili aktualisht luan për Austria Wien.

Të shtunën, më 3 janar, gazetari italian Fabrizio Romano zbuloi në kanalin e tij në YouTube atë që di për marrëveshjen e mundshme dhe deklaroi se “gjithçka është e kryer” dhe “e rënë dakord”.

“Ky mbrojtës i talentuar, që vjen nga Austria-Wien, 17 vjeç, do të mbushë 18 shumë shpejt, dhe në verën e vitit 2026, Ndukëe do të bëhet mbrojtësi i ri i Liverpoolit. Është e kryer”.

Lojtari ka rënë dakord për kushtet. Mund të them se gjatë verës, klube italiane dhe gjermane donin ta nënshkruanin, por Ndukwe vendosi të presë, dhe tani Liverpool ka vendosur ta transferojë”, ka shkruar Romano.

Komento: