Fabrizio Romano lëshon bombën, Inter arrin marrëveshje me yllin 60 milionësh

18:18 | 28 Janar 2026

Inter është gati të bëjë një lëvizje shumë befasuese ditët e fundit të merkatos së janarit.

Fabrizio Romano por edhe burime të tjera nga mediet italiane zbulojnë se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Moussa Diaby.

Francezi i cili është pjesë e Al-Ittihad, mund të luajë si sulmues anësor, por edhe si mesfushor sulmues.

Në vitin 2024 u transferua nga Aston Villa në Arabinë Saudite për 60 milionë euro, ndërsa tani është shumë pranë rikthimit në Europë.

Inter ka siguruar “po” e lojtarit, ndërsa tani vjen pjesa më e vështirë të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin saudit.

Huazim deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes për 35 milionë euro. Bisedimet vazhdojnë…

Komento: