Fabrizio Romano: Mbappe do të qëndrojë të PSG

16:19 | 21 Maj 2022

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka thënë se Kylian Mbappe do të qëndrojë edhe më tej te Paris Saint Germain.

Shumë lajme po qarkullojnë se francezi tashmë ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij.

Ai duket të jetë pranë qëndrimit në ‘Parc des Princes’, kështu duke refuzuar ofertën e Real Madridit drejt tij.

Këtë e ka bërë të ditur edhe gazetari i mirënjohur italian Fabrizio Romano, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Mbappe do të qëndrojë. Ai nuk do të transferohet drejt Real Madridit këtë verë, vendimi është marrë dhe i është kumtuar Florentino Perez”, ishin fjalët e Romanos.

Sot pritet që francezi të tregojë zyrtarisht që do të vazhdojë edhe më tej në Paris.

Komento: