
Kandidati i PDK-së për deputet, Fadil Demaku ka thënë se po sulmohen njerëzit dhe vlerat e Drenicës, duke dhënë kritika edhe ndaj qeverisjes.
Ai komentet i bëri në ADRESA me Arben Ahmetin në Kanal 10.
“Ka një energji të jashtëzakonshme të qytetarëve të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen, por ka edhe një lloj sulmi ndaj njerëzve dhe vlerave të Drenicës që po vazhdon kohëve të fundit, kështu po mobilizohet fuqishëm PDK-ja për ta parandaluar këtë”, tha mes tjerash ai.
Për më shumë shikoni videon e plotë./Gazeta10