Fajon ia uron Kurtit anëtarësimin e VV-së në Partinë Socialiste të Europianëve

18:18 | 10 Nëntor 2023
fajon-ia-uron-kurtit-anetaresimin-e-vv-se-ne-partine-socialiste-te-europianeve

Nga Parisi, kryeministri  Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës po merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europianë 2023.

I titulluar “Europa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme europiane.

Në Partinë e Socialistëve Europianë është anëtare edhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilën e udhëheq Kurti.

Me këtë të fundit pati një përshëndetje mirëseardhje në familjen e partive socialiste europiane ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje të gjelbër të përshtatur për njerëzit. Ne kemi nevojë për investime në shërbimet publike që të gjithë të sëmurët të kenë qasje tek mjeku. Ne luftojmë për të drejtat sociale dhe themelore, për një shoqëri më të mirë. Kjo është lëvizja jonë politike për të mos lënë askënd pas”, ka shkruar ajo në X.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Komento: