Fajon ka marrur mandatin e dytë në PE.
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fayon, ka marrë edhe një mandat për të vazhduar negociatat me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Falemnderit për përkrahjen e madhe në Parlamentin Evropian. Sapo mora edhe një mandat si eurodeputete nga Sllovenia për të vazhduar negociatat me qeveritë e Bashkimit Evropian për reformat në Shengen, mekanizmat financiarë për zgjerimin e BE’së fdhe për heqjen e vizave për Kosovën”, ka shkruar Fajon në Twitter.
Fajon është rizgjedhur deputet në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e majit të këtij viti.
Ajo edhe në mandatin e parë ka raportuar për rreth cështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.