Fakete Kadiu emërohet ushtruese e re e detyrës së Kryeshefit të Postës së Kosovës.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, më 09.07.2021, ka caktuar Fakete Kadiu, në pozitën U.D. Kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës.
Deri tek caktimi i Kadiut, ka ardh si rezultat i dorëheqës së djeshme të parevokueshme të ish U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Rafet Jashari.
“Znj. Fakete Kadiu, i urojmë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re!”, thuhet në komunikatën e Postën e Kosovës.