Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka vendosur të përfundojë mandatin qeverisës me shkelje ligjore.
Krejt, kjo që t’i rehatojë anëtarët e partisë së tij në pozita publike në kundërshtim me ligjin.
Një rast i tillë është me Brahim Selimaj, i cili përveç se është emëruar nga Qeveria Hoti në mënyrë të jashtëligjshme anëtar i Bordit të Drejtorëve në “Infrakos”, ai vazhdon të mbajë ‘peng’ këtë pozitë gjatë fushatës parazgjedhore.
Selimaj është kandiat për deputet nga LDK-ja dhe në të njëjtën kohë vazhdon të mbajë ‘peng’ pozitën e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në këtë ndërmarrje publike, shkruan ORAinfo.
Qeveria në detyrë e Avdulah Hotit, ka mbyllur ‘sytë’ ndaj bashkëpartiakut Brahim Selimaj, duke mos e shkarkuar nga pozita e kryesuesit të Bordit në “Infrakos” me rastin e kandidmit për deputet.
Burime të ORAinfo brenda “Infrakos”, bëjnë të ditur se gjendja në menaxhimin e kësaj ndërmarrje është rënduar për shkakë të mos thirrjes së mbledhjes së Bordit nga kryesuesi Brahim Selimaj, i cili ka ‘ngrirë’ pozitën e tij gjatë fushatës parazgjedhore.
Ai këtë e ka bërë në kundërshtim me Ligjin e Ndërmarjeve Publike ku antëreve të Bordit u ndalohen aktivitet politike.
ORAinfo ka tentuar të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje nga Qeveria, e cila nuk u është përgjigjur pytjeve të portalit.
Njëjtë si Qeveria edhe Selmiaj ka vendosur të heshtë për këtë rast duke mos u përgjigjur.
Ndryshe, Emërimi i Selimajt në bordin e ndërmarrjes “Infrakos” është në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
Ligji për Ndërmarrjet Publike thotë që të gjithë drejtorët duhet të jenë të pavarur.
“Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhjet si drejtor në një ndërmarrje publike nëse: është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajshe para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, thuhet në nenin 17, pikën 2 të Ligjit të Ndërmarrjeve Publike.Qeveria e Kosovës më 19 tetor ka emëruar bordet e përkohshme të ndërmarrjeve Infrakos, Posta e Kosovës si dhe të Trepçës.
Brahim Selimaj ishte emëruar më 19 tetor të vitit të kaluar anëtar i Bordit të Drejtorëve në “Infrakos”. /ORAinfo/