Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin për vjedhje

11:26 | 27 Janar 2026
fale-ndihmes-se-qytetareve,-policia-identifikon-te-dyshuarin-per-vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arritur të identifikojë një të dyshuar për vjedhje, rast ky i iniciuar në Stacionin Policor Malishevë.

Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen, gjë që ka çuar deri në identifikimin e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar, bashkëpunim ky që vazhdon të jetë thelbësor në parandalimin dhe luftimin e veprave penale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Komento: