“Faleminderit Zot…”, Bardhi reagon pasi Sara konfirmoi se është shtatzënë

12:14 | 19 Prill 2024

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër.

Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ishte ish-banorja e BBVA-s, që publikoi një video të barkut derisa bëri edhe dedikimin për foshnjën e tyre në ardhje.

Përveç kësaj nuk mungoi edhe dedikimi i veçantë i Bardhit për pritjen e ëmbël.

“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, shkroi artisti përmes një postimi.

Dyshja kishin nisur lidhjen brenda shtëpisë së BBVA-s dhe ishin ndër çiftet më të përfolur brenda këtij formati.

Bardhi vazhdimisht i kishte thënë Sarës që e shihte si nënën e fëmijëve të tij.

Komento: