Falënderoi Putinin për vizitë, Vuçiq ka një lutje për të në lidhje me BE-në dhe Kosovën

14:12 | 18 January 2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas vizitës së presidentit rus, është paraqitur në konferëncë për media e në të cilën, ai i bëri thirje atij për veprim tek Bashkimi Evropian në raport me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një paraqitje para mediave, ka shprehur falënderimin e tij për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për vizitën e tij, por edhe qytetarëve serbë.

“E shprehi falenderimin për Putinin dhe vizitën e tij në Serbi, për kohën dhe respektin që ka shfaqur për vendin tonë si dhe marrëveshjet konkrete që i kemi nënshkruar”, deklaroi Vuçiq në konferencë për media në Presidencë, transmeton lajmi.net.

Ai falënderoi qytetarët serbë të cilët në numët të madh dolën për ta pritur Putinin.
“Unë kurrë nuk do të kisha mundësi të zgjojë aq shumë njerëz, sa do që i kam ftuar. As gjysma e tyre nuk do të vinin, mua më shohin çdo ditë”, shtoi ai.

“Faleminderit që kanë dëshmuar sa ka gatishmëri Serbia dhe që gjithçka të shkojë në mënyrën e duhur”, theksoi Vuçuq duke përmendur se nuk ndodhi asnjë incident.

“Kur keni më shumë se 100 mijë persona, të mos thyhet as një dritare, mendoj se është e pamundur në praktikën e policisë”, theksoi ai.

“Një gjë tjetër, lutja ime dhe apeli, për partnerët nga BE është që më fuqishëm të ndikojnë tek Prishtina ta heqin taksën sepse mendoj se është me rëndësi t’i vazhdojmë bisedimet për të ardhmen”, u shpreh presidenti serb.

“I lus që kërkesat e tyre, nuk them presionet, të jenë të qarta dhe të vendosura sepse e kemi shumë të rëndësishme të kthehemi të bisedojmë, së pari për shkak të serbëve në Kosovë, e pastaj edhe për ne”, përfundoi ai.

Komento: