
Barcelona po feston titullin e 29-të në historinë e tyre.
Fitorja 2-0 në “El Clasico”, ishte ajo që solli buzëqeshjen dhe festën te klubi katalanas, ku kështu vazhduan dominimin në futbollin spanjoll.
Epiqendra e kësaj parade ishte 18-vjeçari, Lamine Yamal.
Ndonëse nuk luajti mbrëmë shkaku i një lëndimi, ai nuk rreshti së festuari ku madje shpalosi dhe një fanellë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridist”, duke provokuar kështu rivalët e tyre shekullorë, raporton IndeksOnline.
Ai pritet të rikthehet në qershor, pikërisht për Kampionatin Botëror ku do të jetë edhe debutimi i tij në këtë garë.