Faljen e Xhumasë në Bllacë e siguroi Policia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Faljen e Xhumasë në Bllacë e siguroi Policia

22:10 | 30 Tetor 2020

Policia siguroi faljen e Xhumasë në Bllacë.

Banorët e fshatit Bllacë të Suharekës sot e falën namazin e Xhumasë nën përcjelljen e policisë. Gjithçka u bë për të parandaluar ndonjë incident pasi jo të gjithë po e duan imamin e ri të zgjedhur dy ditë më parë.

Policët shkuan në faltoren e Bllacës të Suharekës për ta evituar ndonjë incident i cili mund të pengojë mbajtjen e lutjes javore.

Kjo pasi imami i zgjedhur dy ditë më parë nga Bashkësia Islame e Kosovës, Adnan Bytyqi, po është i padëshiruar për disa banorë të fshatit të cilët po e mbështesin Hakim Hoxhën i cili e ushtroi këtë detyrë në tri të premtet e fundit pas vdekjes së imamit të mëparshëm.

Në fakt, banorët janë të ndarë në dëshirat e tyre se kush të jetë imam këtu.

Hoxha i shkarkuar e ka idenë se si të tejkalohet kjo situatë.

As kryetari i BIK’ut në Suharekë, Halim Shehu e as imami i ri Adnan Bytyqi nuk kanë dashur të flasin për rastin./KlanKosova

Komento: