
Ronaldinho mund të dënohet deri në pesë vjet heqje lirie.
Një nga futbollistët më të mirë të dekadës së parë të shekullit 21, Ronaldinho, është arrestuar në Paraguai të premten, pasi hyri në këtë vend me një pasaportë false.
Ronaldinho dhe vëllai i tij u arrestuan me të mbërritur në Paraguai, për falsifikim pasaporte.
Ish ylli i Barcelonës ishte ftuar në Paraguai për të promovuar librin e tij ‘Gjeniu i jetës’, dhe për të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie.
Sipas ligjit në Paraguai, dënimi më i rëndë për posedimin e dokumenteve të rreme është pesë vjetë burgim.
Për situatën e Ronaldinhos pritet të vendoset shumë shpejtë, me lojtarin që insiston se ka qenë viktimë e një mashtrimi.