Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
“Pas hetimeve të zhvilluara njësiti për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne koordinim me prokurorinë themelore kanë realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij janë sekuestruar dëshmi të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.