Ariana Fejzullahu u bë e njohur në publik si gruaja e këngëtarit shumë të njohur, Ermal Fejzullahut.
Ajo tani famën e madhe po e arrin vetë me paraqitjet e saj plot stil dhe gjithmonë tërheqëse, përcjell ORAinfo.
Ariana tani është shtatzënë në fëmiun e saj të katërt dhe gjatë kësaj kohe nuk mungon me postime të ndryshme.
Shtatëzania duket se e ka lodhur Arianen e cila tani po kërkon një punëtore që do ta ndihmonte atë në punët e shtepisë.
Ajo për këtë ka kërkuar nga shoqet e saj që ta ndihmojnë atë në gjetjen e një personi e cila jo vetëm që do t’ia pastronte shtëpinë, por do të bëhej edhe një shoqe e mirë e Arianes. /ORAinfo/