Familja e Liridonës: Duam drejtësi, kriminelët të kalben në burg, e ajo të kthehet në shtëpinë e saj!

22:05 | 02 Dhjetor 2023

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka falenderuar të gjithë personat për ngushëllimet pas vrasjes mizore të motrës së tij

.

Ademaj në reagimin ka thënë se jetën e motrës ua morën kriminelët dhe se duan drejtësi.

“Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë. Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi” thuhet ne reagim.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”. /ORAinfo/

Reagimi i plotë:

Komento: