Familja e policit nga Peja që vdiq nga Covid-19 pranon ngushëllime nga MPB-ja

11:50 | 28 Gusht 2020

MPB ngushëllon familjen e policit nga Peja që vdiq nga Covid-19.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngushëlluar familjen e policit Ali Çelaj që humbi jetën nga COVID-19.

MPB thotë se ai ishte punëtor i dalluar derisa ishte në krye të detyrës.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia tërë familjes Çelaj, për humbjen e më të dashurit Tuaj, zyrtarit policor, z. Ali Çelaj. Ngushëllimet më të sinqerta shpreh gjithashtu për kolegët e tij në Policinë e Kosovës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës. U prehtë në paqe shpirti i tij”.

Polici nga Peja ndërroi jetë mbrëmë.

Komento: