Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

17:31 | 21 Gusht 2026
Lajmërohet nga arratia Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen në Gjilan (video)

Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në qendër të qytetit, u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmron Hasanin, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxhën.

Si të dyshuar kryesorë për vrasjen janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët që nga dita e krimit vazhdojnë të jenë në arrati dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Nga arratia ata po përcjellin me shqetësim situatën e një vile luksoze në pronësi të tyre.

Sipas ankesës së bërë në redaksinë e Indeksonline, familja Bunjaku për të disatën herë po ua dëmton villën e tyre në Makresh të Novëbërdës.

Në akuzën e bërë nga familja Shkodra, thuhet se është hera e tretë që vila po sulmohet dhe dëmtohet qëllimisht.

Sipas familjes Shkodra, ekziston edhe një masë ndaluese gjyqësore që ua ndalon personave në fjalë afërsinë fizike te kjo pronë./Indeksonline

Komento: