Familja Glazers janë të gatshëm të shesin Man Utd, por nuk do ta besoni çmimin e kërkuar

12:11 | 13 October 2022

Familja Glazer thuhet se po kërkon para të çmendura për të shitur pronësinë e klubit të madh anglez, Manchester United.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Glazers kanë kërkuar një çmim të madh prej nëntë milionë funtesh apo 10.3 milionë euro për shitjen e Djajve të Kuq.

Është një shifër e jashtëzakonshme duke marrë parasysh blerjen më të shtrenjtë të klubit sportiv ndonjëherë, kur Denver Broncos u morën nga Walton-Penner Group për rreth 4.2 miliardë funte në fillim të këtij viti.

Megjithatë, familja Glazer nuk është e gatshme të ndajë rrugët me Unitedin nëse nuk marrin një ofertë kaq të madhe, ndërsa publikisht ata vazhdojnë të këmbëngulin që klubi të mos jetë në shitje.

Një shitje prej 9 miliardë funtesh, më shumë se dyfishi i çmimit të blerjes së Broncos, do ta bënte Unitedin skuadrën sportive më të vlerësuar në botë.

Aktualisht, Dallas Cowboys janë klubi sportiv më i lakmuar me një vlerë prej rreth 7.2 miliardë funte. New England Patriots vlerësohen në rreth 5.7 miliardë funte, ndërsa klubi i bejsbollit New York Yankees vlerësohet në 5.3 miliardë funte.

Skuadra më e shtrenjtë e futbollit aktualisht është Real Madridi, me vlerë 4.6 miliardë funte. Rivalët e La Ligës, Barcelona janë të dytit në listë me 4.5 miliardë funte, ndërsa Unitedi vlerësohet i treti me 4.1 miliardë funte.

Liverpooli është klubi i katërt më i vlerësuar në boten e futbollit me vlerë katër milionë funte, ndërsa klubi gjerman, Bayern Munich plotëson top-pesëshen me 3.9 miliardë funte.

Komento: