Familja kërkon ndihmë për vajzën nga Llabjani e cila nuk e filloi klasën e 10 të për shkak të sëmundjes

22:38 | 23 October 2022

Vajza nga Llabjani nuk filloi klasën e 10 të për shkak të sëmundjes, familja kërkon ndihmë.

Agnesa Bajrami nga Llabjani i Novobërdës, kohën qe do të duhej ta kalonte në bankat e shkollës po e kalon në spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi është diagnostikuar me tumor.

Axha i saj, Ramush Bajrami, ka treguar se mjekët i kanë thënë së mbesa e tij nuk mund të gjejë shërim në Kosovë.

Ndaj, familja e saj ka kërkuar ndihmë për të.

Komento: