Digjet shtëpia në Bubavec të Malishevës, familja Kryeziu mbetet pa strehë.
Dëmet materiale që janë shkaktuar pas zjarit që kaploi shtëpinë e Shkëlzen Kryeziut nga Bubaveci i Malishevës konsiderohen disa mijëra euro.
Darka e së shtunës nuk qe e zakonshme për familjen pesë anëtarshe të Shkëlzen Kryeziut.
Shtëpia e tyre në Bubavec të Malishevës mori flakë duke u bërë shkrumb e hi.
Sipas pronarit, zjarri e u përhap aq shpejt saqë nuk pati mundësi pët të shpëtuar asgjë.
Kryeziu tregon edhe problemin që mund ta kenë shkaktuar zjarrin.
Ai konsideron se dëmët materiale kapin shifrën e disa mijëra eurove.
Kryeziu e ka edhe një kërkesë për gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë të ditur se janë duke u hetuar shkaqet se si erdhi deri tek zjarri.