Familja që u shua nga tërmeti, trondit botën

12:51 | 27 November 2019

Shuhet familja e bukur nga tërmeti, historia trondit botën.

Historitë tragjike që ka prodhuar tërmeti në Shqipëri po trondisin jo vetëm shqiptarët, por edhe botën. Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, i ka kushtuar një shkrim vdekjes nga tërmeti të një nëne 30-vjeçare dhe vajzës 8-vjeçare.

“Tërmeti shkatërroi një pallat me gjashtë kate në Durrës, ku jetonte Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.

Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.

Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.

Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori:

“Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.

Komento: