Familja shokohet, vajza nga Kaçaniku merr vendim të papritur

14:45 | 13 Shkurt 2019

Vajza e cila u raportua e zhdukur, Viola Guri nuk dëshiron të i kthehet familjes.

Pas disa ditëve që ka qëndruar e zhdukur e në kërkim nga Policia e Kosovës, 16’vjeçarja Viola Guri nga Kaçaniku u gjet në një qendër tregtare në Pejë.

Mirëpo, vajza që kishte ikur nga shtëpia duke kërkuar një jetë më të mirë, ka refuzuar të kthehet në familjen e saj. Momentalisht ajo është duke qëndruar në strehimore, ndërkaq, nga familja janë deklaruar se kanë parë atë dje gjatë ditës.

Qëndroi e zhdukur për gati një javë, e kur u gjet, nuk pranoi të kthehej në familje, por zgjodhi strehimoren.

Viola Guri, 16 vjeçare nga Kaçaniku u gjet dje nga Policia e rajonit të Ferizajt.

“Lidhur me rastin e raportuar nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes”, kanë bërë të ditur policia.

Mirëpo, pavarësisht se u gjet nga Policia, ajo nuk pranoi të shkonte te prindërit e saj në fshatin Nikaj të Kaçanikut.

Në një bisedë për Expres, babai i vajzës Agroni ka deklaruar se ajo është dërguar tashmë në strehimore dhe aty do të qëndrojë për një kohë.

Policia e Rajonit të Ferizajt ndërkohë nuk kanë bërë të ditur me kë e kanë gjetur vajzën, me arsyetimin se ajo është person i mitur.

Viola Guri nga fshati Nikaj i Kaçanikut kishte zgjedhur të ikë nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, pasi që në familjen e saj po jetonte në kushte të rënda financiare.

Ajo kishte lënë edhe një letër nga ku do të ju bënte të ditur prindërve se nuk do të kthehej më.

Komento: