Familja Sope humbi tre anëtarë, Kryetari i Prizrenit merr këtë vendim

12:50 | 24 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dje në Prizren, ku humbën jetën tre persona.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur ditë zie, pas rastit tragjik që ndodhi të shtunën në një aksident komunikacioni afër fshatit Zhur, ku humbën jetën tragjikisht tre anëtarëve të familjes Sope.

“Me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjës Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, ka shpallur Ditë Zie. Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysëm shtizë në të gjitha institucionet”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Po ashtu, edhe në Zhur sot është ditë zie.

Komento: