Familjar i Salih Zybës punësohet te ministrja Rozeta Hajdari

12:43 | 19 Maj 2021

Drilon Zyba, i cili është nipi (djali i vëllait) i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, është punësuar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Emri i tij nuk figuron në faqen e ministrisë në fjalë, por Hajdari më 3 maj të këtij viti e ka uruar Zybën për ditëlindje, duke e quajtur koleg dhe duke e falënderuar për kujdesin të cilin thotë se ai e tregon në punë.

Një rast i freskët ishin punësimet në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës ku disa prej anëtarëve rezultuan se ishin familjarë dhe mbështetës së LVV-së.

Por këto nuk janë rastet e vetme të punësime “me të njofshëm” nga ana e këtij subjekti politik.

Me të ardhur në pushtet LVV-ja, xhaxhi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kishte marrë një pozitë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Edhe Lista “Guxo” partnere koalicioni me VV-në ka vazhduar të rehatojë njerëzit e saj në pozicione të ndryshme qeverisëse.

Në media pak ditë më parë u raportua se djali i xhaxhait të Haxhi Avdylit është “rahatuar” në Ministrinë e Shëndetësisë.

Komento: