Familjarët e Osman Selmanit japin detaje për ndalimin e tij në Serbi

17:20 | 03 Korrik 2026
familjaret-e-osman-selmanit-japin-detaje-per-ndalimin-e-tij-ne-serbi

Familjarët e Osman Selmanit kanë dalë me një njoftim në ‘facebook’ duke treguar se babai i tyrë është ndaluar me datën 1 korrik nga autoritetet serbe në Mutivodë.

Siç thonë familja, Osman Selmani është dërguar në Beograd në Prokurorinë për Krime Lufte.

Njoftimi i familjes:

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë,

Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta.

Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë

Komento: