Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Trupat e katër shtetasve rusë të cilët u gjetën të pajetë në një saunë të një resorti në Qerret të Kavajës janë tërhequr nga morgu.
Në orët e vona të mbrëmjes së 21 tetorit trupat e 4 turistëve rusë u tërhoqën nga morgue nga familjarët e tyre. Të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës ruse.
Ata do i nënshtrohen një ekspertizë të dytë mjeko ligjore nga shteti rus. Kjo me kërkesë të vetë familjarëve.
Ora News, mëson se dyshimet e para janë se ata mund të jenë asfiksuar nga përbërësit e klorit.
Familja Burenkova së bashku me të fejuarin e vajzës së tyre, Nikita ndodheshin në Shqipëri së bashku me një grup turistësh dhe ishin akomoduar në “Gloria resort” në Qerret të Kavajës.