Familjari i Jakup Krasniqit: Nuk presim asnjë vendim tjetër pos atij lirues

15:55 | 17 Shkurt 2026
familjari-i-jakup-krasniqit:-nuk-presim-asnje-vendim-tjeter-pos-atij-lirues

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e kanë përcjellur bashkarisht në Hagë marshin e organizuar në përkrahje të tyre.

Pas këtij organizimi, për media nga atje ka folur Dardani, familjari i Jakup Krasniqit. Ai deklaroi se e drejta e njerëzve për ta mbrojtur vetën, nuk mund ta ndalojë asnjë gjykatë.

“Dhe ne nuk presim asnjë vendim tjetër përpos atij lirues”, deklaroi Krasniqi.

“Nuk është një ngjarje e thjeshtë, por historike. Vet fakti që ne jemi këtu në Hagë 18 vjet pas Pavarësisë, është një mesazh shumë i qartë se dikush diku ia ka huqur”, u shpreh ai para mediave.

Komento: