Fansat e bëjnë për ‘pesë pare’ Fjolla Morinën pas paraqitjes në Skenderaj

09:52 | 25 Korrik 2019

Paraqitja e saj para fansave në Skenderaj ka nxitur reagim të madh në rrjetet sociale.

Fjolla Morina ditën e djeshme mori pjesë në koncertin që u organizua në Skënderaj në sheshin “Adem Jashari”, ku me hitet e saj e ka ndezur atmosferën.

Në sy ra edhe veshja ekstravagante e Fjollës e cila si gjithnjë dukej në super formë.

Mirëpo fansat nuk e kanë pritur mirë këtë pamje të këngëtares duke e kritikuar për veshjen me komentet në Instagram.

“E pse po del me brek me kendu, s’ke ca te veshesh?”, i komenton një fans. “Asnje fjale vecse turp”, i komenton një tjetër.

Fjolla ka vendosur mos të reagojë ndaj këtyre komenteve.

Komento: