Fansi i thotë Emina Cunmulaj je martua me arab, reagimi i modelës i papritur

12:37 | 07 March 2019

Modelja e mirënjohur shqiptare, Emina Cunmulaj, njihet për sukseset e saja ne sferën e modelingut, e po ashtu për jetën luksoze që e posedon.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar kështu jetën e saj private, përcjell ORAinfo.

Por një vendim i saj nuk i ka pëlqyer një personi anonim që i ka shkruar asaj.

Në këtë mesazh ai i drejtohet në mënyrë shumë vulgare, duke i thënë se ti nuk je shqiptare vetëm pse është e martuar me një ‘arab’.

E ndërkohë që Emina nuk ka ngurruar të publikojë mesazhin dhe t’i mbyll gojën fansit me përgjigjen e saj.

“E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptar nga ajo që jam unë… Turp të qoftë… Se e shkreta nënë me halle të ka rrit trupit e të ka mësuar të keqen nga e mira por ti djal shko gjeje ndonjë punë e mos humb kohë me energji negative se për besë more vëlla kështu ndahen njerëzit”, i përgjigjet Çunmulaj. /ORAinfo/

Komento: