Faqja zyrtare e Kuvendit transmeton fushatën e PDK-së në Podujevë, reagon Osmani

16:29 | 27 Nëntor 2020

Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë, është transmetuar nga faqja zyrtare e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sqarim nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, pasi në faqen zyrtare të Kuvendit është transmetuar fushata e Partisë Demokratike në Podujevë.

“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, ka njoftuar Osmani.

“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, ka thënë tutje ajo.

Komento: