Faqja zyrtare e Manchester Cityt ka bërë një postim për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me fillim nga ora 20:45 me kombëtaren e Bullgarisë.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për grupin A, në të cilin grup merr pjesë edhe kombëtarja e Anglisë.
Kështu, skuadra e Manchester City në një postim në faqen e tyre zyrtare në ‘Twitter’ ka shkruar për ndeshjet që nuk duhet të humben sonte.
Në listën e ndeshjeve të sugjeruara nga ‘citizens’ zë vend edhe ajo mes Kosovës e Bullgarisë, përcjell lajmi.net.
Mali i Zi – Angli, Portugali – Serbi, Luksemburg – Ukrainë dhe Kosovë- Bullgari janë ndeshjet që janë sugjeruar të përcjellën për tifozët e Man City.