Faqja zyrtare e Premier Ligës me dedikim special për Armando Brojën pas golit fitues ndaj Southamptonit

09:19 | 17 Tetor 2021

Armando Broja realizoi golin e tij të parë në Premier Ligë ndaj Southamptonit ditën e djeshme (e shtunë), në kuadër të xhiros së tetë.

Edhe më i veçantë ky gol i Brojës ishte për faktin se me golin e tij të vetëm ai i siguroi fitoren skuadrës së tij, e cila ishte pa asnjë fitore të vetme pas shtatë xhirove të para në sezonin e ri.

Faqja zyrtare e Premier Ligës në ‘twitter’ ka bërë një dedikim të veçantë për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, duke postuar se goli fitues i Brojës për Southamptonin ishte i pari i shënuar ndonjëherë nga një shqiptar në Premier Ligë.

Armando Broja realizoi golin për Southamptonin në ndeshjen e parë si startues me klubin në Premier Ligë, duke hyrë në histori të klubit si lojtari më i ri (20 vjeç e 36 ditë) që debuton me gol në ndeshjen e parë si startuese për klubin në kompeticionin e Premier Ligës.

Komento: