Fassone do të padisë Milanin

13:02 | 18 Dhjetor 2018

Ish-drejtori i Milanit Marco Fassone ka vendosur ta padis klubin për shkak të largimit të padrejtë.

Fassone u shkarkua në korrik nga Elliott Management, i cili mori kontrollin e Milanit pasi Li Yonghong dështoi në një hua që i ishte huazuar atij nga fondi mbrojtës, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ANSA raporton se 54-vjeçari ka marrë ankesën e tij në gjykata, me seancën e parë që do të mbahet të mërkurën.

Avokati i Fassone, Francesco Rotondi, argumenton se shkarkimi i tij ishte ‘hakmarrës’ dhe prandaj kërkoi që ai të anulohej. /ORAinfo/

Komento: