Fat i zi për Dembelen, Barcelona sapo dha lajmin e keq

15:18 | 28 Shtator 2019

Ousmane Dembele po vuan sërish nga lëndimet.

Pas Lionel Messit e Ansu Fati, edhe Ousmane Dembele s’do të luajë kundër Getafes.

Lojtari është thirrur për këtë ndeshje, por Barça sapo ka njoftuar në faqen zyrtare në Twitter se testet mjekësore të bëra gjatë ditës së shtune kanë treguar se lojtari ka disa probleme muskulore në këmbën e majtë.

Barça ndër të tjera shkroi se për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe se sa do të mungojë Dembele, do të kryhen nesër të tjera teste.

Komento: