Fati kërkon largimin nga Barcelona
Sulmuesi Ansu Fati nuk po e sheh të ardhmen e tij te Barcelona.
Sajti “Sport” ka njoftuar të enjten se Fati po dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.
Mësohet se ai ka njoftuar klubin se nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin.
Në 16 paraqitje këtë edicion, Fati në vetëm tri ndeshje ka qenë titullar te Barça.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, po kontakton klubet që kanë interesim për transferimin e 19-vjeçrit, i cili ka tri gola e po aq asistime këtë sezon.
Fati ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.