“Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së”

18:58 | 28 Shkurt 2021

Quni thotë se fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së.

Ministri në detyrë, Anton Quni njëherësh kandidati i vetëshpallur për të parin e LDK-së, Anton Quni ka publikuar një fotografi pranë një qerreje të vjetër.

Sipas Qunit kjo qerre i nxitë kujtime të bukura, por që është i papërdorshëm.

Kësisoj Quni dha një mesazh edhe për partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet ‘relikt’. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së”, tha ai.

Duhet përkujtuar që LDK-ja gjendet në një situatë mjaftë të vështirë pas rezultatit të dobët që pati nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pirte që kjo parti së shpejti të mbajë zgjedhjet e brendshme, në mënyrë që të zgjidhet edhe një udhëheqësi e re e saj.

Komento: