Ansu Fati nuk do të largohet nga Barcelona
Barcelona nuk ka ndërmend të shesë Ansu Fatin.
Së fundmi u raportua se klubi është i hapur për oferta për sulmuesin, pasi synon të mbledhë fonde në afatin kalimtar të dimrit.
Megjithatë, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj.
“U befasova kur dëgjova disa spekulime rreth Ansu Fatit dhe agjentit të tij që kërkonin një largim nga Barcelona. Ky nuk është fare informacioni që kam unë”, shkroi ai në rubrikën e tij në “CaughtOffside”.
“Sinqerisht, nuk ka absolutisht asnjë përditësim pasi Ansu Fati dëshiron të qëndrojë, ai është i lumtur te Barça dhe asgjë nuk do të ndodh në janar. Nuk ka negociata apo bisedime konkrete, Ansu konsiderohet lojtari kyç i Barcelonës siç qëndrojnë gjërat – atëherë do të shohim në të ardhmen!”, u shpreh Romano.
Ansu Fati ka kontratë të vlefshme me katalunasit deri më 30 qershor 2027.
Në marrëveshjen e tij me Barcelonën gjithashtu ekziston opsioni për të zgjatur bashkëpunimin edhe për dy sezone tjera.