Fati zbulon të ardhmen e tij

21:45 | 20 Shkurt 2023

Ansu Fati ka folur për të ardhmen e tij duke zbuluar se planifikon një qëndrim të gjatë te Barcelona.

“Kam kontratë deri në vitin 2027 dhe shpresoj të qëndroj më gjatë. Dua të kaloj shumë vite në Barcelonë”, ka thënë ai në një deklaratë për spanjollen “Sport”.

“Ndihem mirënjohës dhe i lumtur që luaj për Barcelonën dhe duhet të falënderoj njerëzit që më mbështesin çdo ditë. Kundër Cádizit u largova i zemëruar, sepse ndonjëherë mendoj se nuk u kthej tifozëve që shkojnë në Camp Nou gjithçka që më japin, atyre që më mbështesin aq shumë. I jam mirënjohës dhe i lumtur që jam në klubin që dua dhe që jam formuar”, ka vazhduar ai.

Sulmuesi 20-vjeçar parashikoi gjithashtu ndeshjen kundër Manchester United, të enjten, për ndeshjen e dytë të play-off-it për raundin e 1/16-të të Europa League (2-2 në ndeshjen e parë, në Camp Nou).

“Ne jemi Barca dhe nuk duhet të kemi frikë. Skuadra është mirë, edhe ata janë në një moment të mirë dhe e dimë se do të jetë e vështirë, por ne po shkojmë me idenë për të ecur përpara dhe për të vazhduar këtë fazë pozitive”, përfundoi ai.

Komento: