Fation Kuqari humb personin e shtrenjtë të familjes

16:25 | 04 May 2023

“Më ke lënë mua për gjithçka”, Fation Kuqari humb personin e shtrenjtë të familjes.

Ai u bë i njohur për publikun si “Fationi i Për’puthen” dhe ka vazhduar të qëndrojë aktiv në rrjete sociale.

Herë duke promovuar bizneset e tij e herë duke ndarë momente të përditshmërisë, Fation Kuqari ka vazhduar të jetë një prej personazheve më të përfolur, që sot ka ndarë me ndjekësit e tij një prej dhimbjeve më të mëdha.

Ai ka humbur babain e tij, i cili ditët e fundit po luftonte me jetën. Mes dhimbjes së madhe, Fationi ka ndarë në InstaStory një video ku babai i tij i bënte ledhe nipit, ndërsa krahas videos shkruan fjalët rrëqethëse që na i mbushën sytë me lot:

“Të dua pafund ba! Ik i qetë në Parajsë, më ke lënë mua për gjithçka. Të dua pafund. Të kam pas shok e do të kem…aty lart për çdo gjë tek ty do marr mendim. Të dua pafund!”- shkruan Fationi.

Komento: